Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 52. Inicimi i procedurës disiplinore

1. Procedura disiplinore iniciohet nga organi disiplinor, i përcaktuar me Statut, sipas detyrës zyrtare ose me kërkesën e organit të përcaktuar me Statut.

2. Për kërkesën lidhur me inicimin e procedurës disiplinore kundër avokatëve nga shtetet tjera, që janë të regjistruar në regjistrin e avokatëve të huaj në pajtim me nenin 40 të këtij ligji, organi disiplinor do ta informojë organin gjegjës në shtetin amë të atij avokati.

3. Komisioni disiplinor hetimor është i detyruar t'i mundësoj përfaqësuesit të organit kompetent të shtetit amë të avokatit të huaj të merr pjesë në procedurë duke iu mundësuar të jep propozime për ndihmë të avokatit.

4. Dënimi disiplinor dhe masa disiplinore, me të cilën i kufizohet avokatit ushtrimi i avokatisë mund të zbatohet vetëm në territorin e Republikës së Kosovës.

5. Nëse organi kompetent i shtetit amë i avokatit ia ndalon përkohësisht apo përgjithmonë ushtrimin e avokatisë, efekti i një vendimi të tillë të ndalesës së ushtrimit të avokatisë vlen edhe për territorin e Republikës së Kosovës.

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.