Neni 51. Masat disiplinore
1. Për shkelje të rëndë të detyrave dhe prestigjit të avokatisë, mund të shqiptohen këto masa:
1.1. vërejtje;
1.2. gjoba;
1.3. humbja e të drejtës së ushtrimit të avokatisë prej gjashtë (6) muajsh gjer në pesë (5) vjet;
1.4. humbja e të drejtës së ushtrimit të avokatisë prej pesë (5) gjer në dhjetë (10) vjet;
1.5. humbja e përhershme e të drejtës së ushtrimit të avokatisë.
2. Për shkelje më të rënda të detyrës dhe prestigjit të avokatisë, praktikantit mund t'i shqiptohen këto masa:
2.1. gjoba;
2.2. çregjistrimi nga regjistri i praktikantëve prej gjashtë (6) muajsh;
2.3. çregjistrimi i përhershëm nga regjistri.
3. Për shkelje të lehta të detyrës dhe prestigjit të avokatisë, avokatit mund t'i shqiptohet vërejtja, gjoba, kurse praktikantit vërejtja.
4. Lartësia dhe destinimi i gjobave sipas këtij neni, përcaktohet me Statutin e Odës. Gjobat e shqiptuara paguhen në favor të Odës së avokatëve.
- Numri
- 04/L-193
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 31 maj 2013, 20/2013
- Hyrja në fuqi
- 15 qershor 2013
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.