Neni 50. Shkeljet disiplinore
1. Avokatët dhe praktikantët përgjigjen për shkelje të lehta dhe të rënda të detyrës dhe prestigjit të avokatisë para organeve disiplinore të Odës, të përcaktuara me Statut.
2. Shkelje e rëndë konsiderohet posaçërisht prishja e prestigjit të avokatisë si funksion i mëvetësishëm dhe i pavarur.
3. Shkelje e rëndë konsiderohet edhe çdo shkelje e detyrës zyrtare, prestigjit dhe Kodit të etikës së avokatëve, e cila ka peshë më të rëndë për shkak të rëndësisë së të mirave të rrezikuara, natyrën e detyrës zyrtare të shkelur, lartësia e dëmit material ose pasojat tjera dhe duke marrë parasysh rrethanat, në të cilat është kryer apo nuk është kryer veprimi.
4. Shkelje të lehtë paraqet shkelja e detyrës zyrtare, prestigjit dhe Kodit të etikës së avokatëve me peshë më të vogël.
5. Me Statutin e Odës përcaktohet se çka konsiderohet shkelje e rëndë e avokatisë, prestigjit dhe Kodit të etikës së avokatëve.
- Numri
- 04/L-193
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 31 maj 2013, 20/2013
- Hyrja në fuqi
- 15 qershor 2013
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.