Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 49. Shoqëritë e specializuara të avokatëve

1. Shoqëritë e avokatëve, me rastin e regjistrimit mund të përcaktohen për ndihmë juridike në ndonjë lëmi të caktuar. Në atë rast, specializimi i shoqërisë së avokatëve detyrimisht ceket në emërtimin e saj.

2. Specializimi do t'i pranohet shoqërisë së avokatëve nëse vetëm njërit prej anëtarëve të saj i është pranuar specializimin sipas dispozitave të nenit paraprak.

3. Kushtet, procedura dhe lëmenjtë, në të cilët mund t'i pranohet specializimi avokatit dhe shoqërisë së avokatëve përcaktohet me aktet e Odës. KREU XI PËRGJEGJËSIA DISIPLINORE E AVOKATËVE, PRAKTIKANTËVE

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.