Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 48. Specializimi i avokatëve

1. Avokati mund të kërkojë t'i pranohet specializimin në ndonjë lëmi të së drejtës.

2. Për kërkesën për pranimin e specializimit vendos organi i Odës, i përcaktuar me Statut.

3. Kundër vendimit, me të cilin refuzohet kërkesa për pranimin e specializimit mund të ushtrohet ankesë.

4. Specializimi i pranuar i avokatit regjistrohet në regjistrin e avokatëve dhe mund të ceket në emërtimin e zyrës së avokatit.

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.