Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 53. Zbatimi i përshtatshëm i ligjit

Në procedurën disiplinore kundër avokatit apo praktikantit në mënyrë të përshtatshme zbatohen dispozitat e legjislacionit penal dhe procedurës penale, nëse nuk është përcaktuar ndryshe me Statut apo me ndonjë akt tjetër të përgjithshëm të Odës të aprovuar në pajtim me këtë ligj dhe me statutin.

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.