Ligji për avokatinë, 04/L-193
Neni 43. Bashkëpunimi me institucionet
1. Oda e informon Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Qeverinë, përmes një raporti vjetor të shkruar, për ecuritë e punës, gjendjen dhe sfidat e avokatisë dhe masat që duhet ndërmarrë për qëllim të përparimit të avokatisë dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.
2. Oda bashkëpunon me institucionet shtetërore dhe me organet e vetëqeverisjes lokale në zgjedhjen e problemeve me rëndësi për realizimin e detyrave të avokatisë.
3. Oda vendos bashkëpunim me odat dhe asociacionet tjera ndërkombëtare me qëllim të zhvillimit të avokatisë.
- Numri
- 04/L-193
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 31 maj 2013, 20/2013
- Hyrja në fuqi
- 15 qershor 2013
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.