Ligji për avokatinë, 04/L-193
Neni 42. Organet e Odës
1. Organet e Odës janë: Konferenca e përgjithshme, Kuvendi, Kryetari, Këshilli Drejtues, Këshilli Mbikëqyrës, organet disiplinore, dhe organet e përcaktuara me Statutin e Odës.
2. Struktura, kompetenca, përbërja, mënyra e zgjedhjes, të drejtat dhe detyrimet e organeve të Odës rregullohen me aktet e Odës.
3. Kuvendi i Odës përbëhet nga përfaqësuesit e degëve regjionale, mbi parimin e sistemit të delegimit, të cilët zgjidhen në proporcion me numrin e anëtarëve të Degëve Regjionale.
4. Kuvendin e Odës e përbëjnë tetëdhjetë e pesë (85) delegatë.
- Numri
- 04/L-193
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 31 maj 2013, 20/2013
- Hyrja në fuqi
- 15 qershor 2013
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.