Neni 41. Organizimi dhe statusi i Odës
1. Oda është organizatë profesionale e pavarur e avokateve me cilësinë e personit juridik e themeluar në pajtim me ligjin dhe Statutin e Odes, e cila është kompetente për ushtrimin e autorizimeve publike dhe kryerjen e punëve me interes të përgjithshëm, në pajtim me këtë ligj dhe Statutin e Odes me autorizime publike me cilësi të personit juridik.
2. Selia e Odës është në Prishtinë.
3. Oda e avokatëve:
3.1. vendos për fitimin dhe pushimin e drejtës së ushtrimit të veprimtarisë së avokaturës dhe shlyerjen në Regjistrin e avokatëve, zyrat e përbashkëta të avokatëve, dhe të shoqërive të avokatëve;
3.2. vendos për kërkesat për pushimin e ushtrimit të përkohshëm të profesionit të avokatit;
3.3. nxjerr Tarifën për shpërblimin dhe kompensimin e shpenzimeve të avokatëve;
3.4. nxjerrë aktet e përgjithshme të Odës;
3.5. nxjerr Kodin profesional të avokatëve;
3.6. vendos për përgjegjësinë për shkeljen e detyrës së avokatëve dhe imazhin e avokaturës;
3.7. kujdeset për aftësimin dhe ngritjen profesionale të bashkëpunëtorëve profesional të avokaturës dhe të praktikantëve të avokaturës;
3.8. jep mendim për reciprocitet me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë.
4. Organizimi i brendshëm i Odës rregullohet me Statut.
5. Oda i ka degët regjionale në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë. Me Statutin e Odes përcaktohen kompetencat e degëve regjionale.
6. Avokatët, zyrat e përbashkëta të avokatëve dhe shoqëritë e avokatëve detyrimisht anëtarësohen në Odë.
- Numri
- 04/L-193
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 31 maj 2013, 20/2013
- Hyrja në fuqi
- 15 qershor 2013
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.