Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 40

1. Avokatët nga shtetet e tjera mund të ushtrojnë profesionin e avokatit në territorin e Republikës së Kosovës nën kushtet e reciprocitetit.

2. Konfirmimin për ekzistimin e reciprocitetit e lëshon Ministria e Drejtësisë pas marrjes paraprake të mendimit të Odës së Avokatëve.

3. Me Statutin e Odës së Avokatëve rregullohen kushtet, mënyra dhe procedura sipas të cilëve avokatët nga shtetet e tjera mund të ushtrojnë profesionin e avokatisë në territorin e Republikës së Kosovës.

4. Avokatët nga shtetet anëtare të Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ushtrojnë profesionin e avokatit në territorin e Republikës së Kosovës.

5. Me rastin e regjistrimit në Regjistrin e veçantë të avokatëve në Odën e Avokatëve të Republikës së Kosovës, avokati nga paragrafi 1. dhe 4. i këtij neni, paraqet dokumentin e odës së avokatëve anëtarë i të cilës është për të dëshmuar se në shtetin amë ushtron profesionin e avokatit, si dhe dokumentet për plotësimin e kushteve nga paragrafi 1, nënparagrafët 2, 3, 5, 6, 7, 8 dhe 9 të nenit 10 të këtij ligji. KREU IX ODA E AVOKATËVE

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.