Neni 39. Humbja e të drejtës për ushtrimin e avokatisë
1. Avokati e humb të drejtën për ushtrimin e avokatisë, nëse:
1.1. humb shtetësinë e Republikës së Kosovës;
1.2. humb zotësinë për të vepruar;
1.3. për arsye shëndetësore e humb përgjithmonë aftësinë për ta ushtruar avokatinë;
1.4. i është shqiptuar masa e sigurisë - ndalesa e ushtrimit të avokatisë;
1.5. i është shqiptuar dënimi disiplinor i ndalesës së përhershme të ushtrimit të avokatisë;
1.6. vullnetarisht heq dorë nga ushtrimi i avokatisë;
1.7. më shumë se gjashtë (6) muaj pa shkaqe të arsyeshme nuk e ushtron avokatinë;
1.8. themelon marrëdhënie pune, përveç në zyrë të avokatisë, zyrën e përbashkët apo shoqëri të avokatëve;
1.9. është dënuar më shumë se një (1) vit pa kusht me burgim për vepra penale, të cilat e bëjnë të padenjë për ushtrimin e avokatisë;
1.10. në periudhë prej një (1) viti nuk i përmbush detyrimet financiare ndaj Odës. KREU VIII USHTRIMI I AVOKATISË NGA AVOKATËT E SHTETEVE TJERA NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
- Numri
- 04/L-193
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 31 maj 2013, 20/2013
- Hyrja në fuqi
- 15 qershor 2013
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.