Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 38. Ndërprerja e ushtrimit të avokatisë

1. Ushtrimi i avokatisë ndërpritet, nëse:

1.1. kundër avokatit është iniciuar procedurë penale për veprën penale, e cila e bën të padenjë për ushtrimin e avokatisë;

1.2. kundër avokatit është iniciuar procedurë disiplinore për shkak të shkeljes së rëndë të detyrës së avokatit dhe prestigjit të avokatisë,

1.3. avokati është dënuar për veprën penale, e cila e bën të padenjë për ushtrimin e avokatisë;

1.4. në rastet nga paragrafi 1. i këtij neni dhe në rastet tjera, në të cilat avokati, për shkaqe të arsyeshme, nuk e ushtron avokatinë detyrohet ta informojë Odën.

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.