Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 37. Pezullimi i ushtrimit të avokatisë

1. Avokati ka të drejtë të kërkojë pezullimin e përkohshëm të ushtrimit të avokatisë:

1.1. për shkak të ngritjes profesionale apo shkaqeve tjera të arsyeshme, për periudhën sa të zgjasin ato shkaqe;

1.2. gjatë kohës së pengimit të përkohshëm për shkak të sëmundjes, pushimit të lehonisë, pushimit për kujdesin ndaj fëmijës dhe shkaqeve tjera shëndetësore;

1.3. në rast të zgjedhjes apo emërimit në funksion publik për kohëzgjatjen e mandatit.

2. Vendimin për ndërprerjen, gjegjësisht pezullimin e ushtrimit të avokatisë e merr Oda.

3. Nëse ushtrimi i avokatisë është ndërprerë për shkak se kundër avokatit është në zhvillim e sipër procedura disiplinore, kohëzgjatja e ndërprerjes së ushtrimit të avokatisë llogaritet në kohëzgjatjen e masës së shqiptuar, sipas të cilës iu ka ndërprerë e drejta e ushtrimit të avokatisë.

4. Pas pushimit të ndërprerjes gjegjësisht pezullimit të shkaqeve, avokati fillon ushtrimin e profesionit të avokatisë.

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.