Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 44. Mbikëqyrja dhe përcjellja e punës së Odës dhe avokatisë

1. Qeveria e Kosovës mbikëqyr ligjshmërinë e akteve të përgjithshme të Odës së Avokatëve dhe ka të drejtë që gjer në vendimin e gjykatës kompetente, të ndaloj ekzekutimin e aktit i cili është në kundërshtim me ligjin. Kjo mbikëqyrje kufizohet në përfilljen e ligjit dhe të së drejtës, duke mos e cenuar autonominë administrative të Odës së Avokatëve.

2. Ministria e Drejtësisë përcjell punën e avokatisë dhe kushtet për punën e saj. Për këtë qëllim nga Oda mund të kërkojë informacione dhe të dhëna përkatëse duke pasur kujdes për pavarësinë e avokatisë.

3. Informacionet dhe të dhënat nga paragrafi 2. i këtij neni Oda është e detyruar t’ia dërgoj Ministrisë së Drejtësisë në afat prej tridhjetë (30) ditësh apo të njoftoj për arsyet për të cilat nuk mundet t’i dërgojë informacionet dhe të dhënat e kërkuara.

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.