Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 30. Shoqëritë e avokatëve

1. Dy ose më shumë avokatë të regjistruar në Odë, mund të themelojnë shoqëri të avokatëve.

2. Vetëm avokati mund të jetë anëtar i shoqërisë së avokatëve.

3. Vetëm avokatët dhe praktikantët e shoqërisë së avokatëve mund të ofrojnë ndihmë juridike në shoqërinë e avokatëve.

4. Shoqëria e avokatëve mund të punësojë avokatë pa status të anëtarit të shoqërisë.

5. Me anë të akteve të përgjithshme të shoqërisë duhet të mbrohet pavarësia e avokatëve në kryerjen e profesioni.

6. Avokati që është i punësuar në shoqëri është i detyruar të ofrojë atë ndihmë juridike që ia cakton shoqëria, nëse me kontratë nuk është përcaktuar ndryshe.

7. Format e organizimit dhe të qeverisjes së shoqërive të avokatëve rregullohet me akte nënligjore të Odës dhe me Ligjin për shoqëritë tregtare.

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.