Ligji për avokatinë, 04/L-193
Neni 31. Ndërlidhja e zyrave të avokatëve
1. Zyrat e avokatëve mund të ndërlidhen me zyra tjera vendore dhe të huaja për kryerjen e punëve të caktuara me interes të përbashkët dhe për bashkëpunim të ndërsjellë.
2. Ndërlidhja e zyrave të avokatëve bëhet me anë të kontratës me shkrim, e cila i dorëzohet Odës në kopje në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh prej ditës së nënshkrimit të saj.
3. Kushtet dhe mënyra e ndërlidhjes së zyrave nga paragrafi 1. i këtij neni rregullohet me akte të përgjithshme të Odës.
- Numri
- 04/L-193
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 31 maj 2013, 20/2013
- Hyrja në fuqi
- 15 qershor 2013
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.