Ligji për avokatinë, 04/L-193
Neni 29. Zyra e përbashkët e avokatëve
1. Disa avokatë mund të kenë zyrë të përbashkët dhe në atë rast, të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella i rregullojnë me kontratë.
2. Avokatët që kanë për qëllim themelimin e zyrës së përbashkët janë të detyruar ta informojnë Odën për lidhjen e kontratës nga paragrafi 1. i këtij neni.
3. Themelimi i zyrës së përbashkët të avokatëve regjistrohet në regjistrin përkatës të Odës pas marrjes së vendimit.
4. Oda është e detyruar që të bëjë regjistrimin nga paragrafi 2., 3. i këtij neni në afat prej tridhjetë (30) ditësh.
- Numri
- 04/L-193
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 31 maj 2013, 20/2013
- Hyrja në fuqi
- 15 qershor 2013
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.