Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 28. Zyra individuale

1. Avokati mund të ketë vetëm një (1) zyrë.

2. Avokati mund të veprojë si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

3. Selia e zyrës së avokatit duhet të jetë në vendin, në të cilin avokati e ka të lajmëruar në Odë dhe, për të cilin ekziston vendimi i Odës.

4. Vendi dhe rregullimi i zyrës së avokatit duhet të jenë në harmoni me rëndësinë dhe prestigjin e avokatisë në kushtet e nevojshme për ruajtjen e sekretit profesional, në pajtim me kriteret e përcaktuara me aktet e Odës.

5. Avokati mund të jep ndihmën juridike vetëm në zyrën e tij, përveç rasteve kur përfaqëson në seanca, shqyrtime, shikime në vendin e ngjarjes, rekonstruktime, negociata ose në lidhjen e punëve juridike.

6. Përjashtimisht, për arsye të rrethanave të rastit dhe natyrës së ndihmës juridike, avokati mund të ofrojë ndihmë juridike edhe në banesë/shtëpi apo në zyrat e selisë së palës.

7. Avokati është i detyruar që në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh ta informojë me shkrim Odën për çdo ndërrim të selisë së zyrës së tij.

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.