Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 22. E drejta e pagesës dhe pengut

1. Honorarin dhe shpenzimet, avokati, zyra e përbashkët e avokatëve apo shoqëria e avokatëve janë të autorizuar t'i paguajnë nga të hollat e deponuara nga pala, apo nga të hollat që i janë paguar apo i ka pranuara në emër të klientit, nëse avokati dhe klienti nuk janë marrë vesh ndryshe.

2. Avokati është i detyruar t'ia jap palëve faturën për shërbimet e kryera dhe shpenzimet e paguara.

3. Nga mjetet financiare të pranuara në emër të palës, avokati ka të drejtën e pengut për pagesën e shpërblimit dhe shpenzimeve. KREU IV PRAKTIKANTËT

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.