Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 23. Kushtet për regjistrim në regjistrin e praktikantëve

1. Të drejtën për t'u regjistruar në regjistrin e praktikantëve e fiton personi, i cili i plotëson këto kushte:

1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

1.2. të posedojë diplomën e fakultetit juridik në Kosovë apo diplomën nga fakulteti juridik i ndonjë shteti tjetër, e cila është pranuar në pajtim me ligjet që rregullojnë lëmin e shkollimit të lartë në Republikën e Kosovës;

1.3. të ketë zotësinë e plotë e veprimit;

1.4. të mos jetë në marrëdhënie të punës;

1.5. të mos jetë i dënuar për vepër penale, e cila do ta kishte bërë të padenjë për t’i besuar ushtrimin e avokatisë;

1.6. të mos merret me ndonjë veprimtari tjetër të regjistruar;

1.7. të jetë i denjë për ushtrimin e avokatisë në pajtim me kodin;

1.8. të ketë lidhur kontratën e punës me avokatin, zyrën e përbashkët të avokatëve apo me shoqërinë e avokatëve.

2. Kohëzgjatja e praktikës në zyrën e avokatit është një (1) vit.

3. Dispozitat tjera materiale dhe procedurale që kanë të bëjnë me avokatët, në mënyrë të përshtatshme aplikohen edhe për praktikantët.

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.