Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 21. Shpërblimi dhe kompensimi i shpenzimeve

1. Avokati ka të drejtë për pagesën e honorarit dhe kompensimin e shpenzimeve për punën e tij në pajtim me Rregulloren për tarifën e avokatëve.

2. Për përfaqësim sipas detyrës zyrtare, lartësinë e shpërblimit dhe shpenzime të avokatëve e përcaktojnë Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Agjencia për ndihmë Juridike falas në bashkëpunim me organet e Odës.

3. Fatura e avokatit për shpërblim dhe shpenzime paraqet dokument autentik në procedurën e përmbarimit.

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.