Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 20. Zëvendësimi i avokatit

1. Avokatin mund ta zëvendësojë praktikanti i punësuar në zyrën e tij ose ndonjë avokat tjetër në pajtim me këtë ligj.

2. Praktikantit të punësuar në zyrën e avokatit nuk i nevojitet autorizimi zëvendësuar për përfaqësim.

3. Praktikanti është i detyruar të veprojë sipas udhëzimeve të avokatit që e zëvendëson.

4. Për shkeljet e bëra nga praktikanti, përgjegjësinë materiale e bartë avokati, te i cili është i punësuar praktikanti.

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.