Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 19. Ruajtja dhe kthimi i shkresave të lëndës

1. Avokati është i detyruar t'ia kthejë palës të gjitha shkresat e lëndës pas përfundimit të përfaqësimit me kërkesën e tij.

2. Avokati është i detyruar t'i ruaj shkresat e lëndës në formë të shkresave apo të skanuara më së paku për pesë (5) vjet pas përfundimit të plotfuqishëm të procedurës, përveç nëse pala ka hequr dorë me shkrim nga një kërkesë e tillë.

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.