Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 18. Refuzimi i prokurës

1. Avokati ka të drejtë ta refuzojë përfaqësimin (prokurën) në pajtim me këtë ligj.

2. Avokati është i detyruar ta informojë menjëherë organin kompetent, te i cili është duke u zhvilluar procedura.

3. Në rast të kërkesës së klientit, prokurën e të cilit e ka refuzuar, avokati është i detyruar të vazhdojë t’i jep ndihmë juridike të domosdoshme, por jo më shumë se pesëmbëdhjetë (15) ditë prej ditës së dorëzimit të denoncimit rregullisht në organin, i cili është duke udhëhequr procedurën për denoncimin e prokurës.

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.