Ligji për avokatinë, 04/L-193
Neni 17. Fshehtësia e avokatit
1. Avokati është i detyruar që, në pajtim me Statutin dhe Kodin të ruaj sekretin profesional dhe të kujdeset që, në mënyrë të njëjtë të veprojnë edhe të gjithë të punësuarit në zyrën tij.
2. Detyrimi i ruajtjes së fshehtësisë profesionale nuk është i kufizuar në kohë.
- Numri
- 04/L-193
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 31 maj 2013, 20/2013
- Hyrja në fuqi
- 15 qershor 2013
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.