Ligji për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, 03/L-121
Neni 8. Përfundimi i mandatit
1. Mandati i Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese përfundon me:
1.1. skadimin e kohës së rregullt për të cilën është zgjedhur;
1.2. ndërprerjen e mandatit para kohe sipas nenit 9 te këtij ligji.
2. Gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, sipas pikës 1.1. të paragrafit 1 të këtij neni, Kryetari i Gjykatës njofton Kuvendin e Republikës së Kosovës me qëllim që të filloj procedurën për propozimin e gjyqtarit të ri.
Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:
- LIGJI NR. 08/L-196 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK (5 janar 2023)
- LIGJI NR. 04/L-115 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË KANË TË BËJNË ME PËRFUNDIMIN E MBIKËQYRJES NDËRKOMBËTARE TË PAVARËSISË SË KOSOVËS (7 shtator 2012)
- Numri
- 03/L-121
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 15 janar 2009, 46/2009
- Hyrja në fuqi
- pa u verifikuar
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.