Dosja
Ligji për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, 03/L-121

Neni 7. Emërimi dhe fillimi i mandatit

1. Procedura për emërimin e gjyqtarit të ri, sipas këtij ligji, fillon të paktën tre (3) muaj para përfundimit të mandatit të rregullt të gjyqtarit paraprak.

2. Mandati i gjyqtarit të ri fillon në ditën kur përfundon mandati i gjyqtarit paraprak. Gjyqtari i ri emërohet nga Presidenti dhe e jep betimin para Presidentit para fillimit të mandatit të tij. Në rast se mandati i gjyqtarit përfundon sipas nenit 8 të këtij ligji mandati i gjyqtarit zëvendësues fillon në ditën kur emërohen nga Presidenti dhe japin betimin para Presidentit.

3. Përjashtimisht prej paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni, mandati i gjyqtarëve të parë të Gjykatës Kushtetuese fillon në ditën kur emërohen nga Presidenti dhe japin betimin para Presidentit.

4. Teksti i betimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese është si vijon: “Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës do t'i qëndroj besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do të ushtroj funksionin e gjyqtarit me nder, përgjegjësi dhe paanshmëri, duke e respektuar rregullat e etikës profesionale.”

Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:

  • LIGJI NR. 08/L-196 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK (5 janar 2023)
  • LIGJI NR. 04/L-115 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË KANË TË BËJNË ME PËRFUNDIMIN E MBIKËQYRJES NDËRKOMBËTARE TË PAVARËSISË SË KOSOVËS (7 shtator 2012)
Numri
03/L-121
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
15 janar 2009, 46/2009
Hyrja në fuqi
pa u verifikuar
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.