Neni 9. Përfundimi i mandatit para kohës
1. Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese i pushon mandati para skadimit të kohës së rregullt për të cilën është zgjedhur në rast të:
1.1. dorëheqjes;
1.2. vdekjes;
1.3. humbjes së përhershme të aftësisë së veprimit të konstatuar nga gjykata kompetente;
1.4. sëmundjes apo problemeve të tjera shëndetësore, të cilat e bëjnë të pamundur ushtrimin e funksionit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese;
1.5. shkarkimit sipas nenit 118 të Kushtetutës.
2. Përfundimi i mandatit sipas pikës 1.4. të paragrafit 1 të këtij neni duhet të bazohet në vendimin e marrë nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pas shqyrtimit të të gjitha analizave dhe konstatimeve relevante mjekësore. Miratimi i vendimi sipas nenit në fjalë kërkon 2/3 e shumicës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me përjashtim të gjyqtarit mandati i të cilit është nën shqyrtim.
Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:
- LIGJI NR. 08/L-196 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK (5 janar 2023)
- LIGJI NR. 04/L-115 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË KANË TË BËJNË ME PËRFUNDIMIN E MBIKËQYRJES NDËRKOMBËTARE TË PAVARËSISË SË KOSOVËS (7 shtator 2012)
- Numri
- 03/L-121
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 15 janar 2009, 46/2009
- Hyrja në fuqi
- pa u verifikuar
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.