Kërko në ligje
Neni 78. Mbrojtja e të drejtave për të punësuarit
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. I punësuari i cili vlerëson se punëdhënësi ka shkelur të drejtën e marrëdhënies së punës, mund të paraqesë kërkesë te punëdhënësi apo organi përkatës i punëdhënësit nëse ekziston, për realizimin e të drejtave të shkelura. 2. Punëdhënësi është i obliguar për të vendosur sipas kërkesës së të punësuarit, në afatin brenda pesëmbëdhjetë (15 …
Neni 79. Mbrojtja e të punësuarit në Gjykatë
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
Çdo i punësuar i cili nuk është i kënaqur me vendimin me të cilin mendon se i janë shkelur të drejtat e tij, ose nuk merr përgjigje brenda afatit nga neni 78 paragrafi 2. të këtij ligji, në afatin vijues prej tridhjetë (30) ditësh, mund të inicioj kontest pune në Gjykatën Kompetente .
Neni 81. Mbrojtja e të drejtave përmes ndërmjetësimit
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. I punësuari dhe punëdhënësi mund ti zgjidhin mosmarrëveshjet nga puna dhe në bazë të punës përmes ndërmjetësimit. 2. Rregullat dhe procedurat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nga puna përmes ndërmjetësimit përcaktohen me dispozitat e ligjit për ndërmjetësim si dhe me dispozitat tjera ligjore të aplikueshme.
Neni 82. Mbrojtja e të punësuarit nga Inspektorati i Punës
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. I punësuari në çdo kohë mund t’ia dorëzojë ankesën Inspektoratit të Punës për çështje të cilat bien nën kompetencat e këtij organi. 2. Inspektorati i Punës duhet të nxjerrë vendime lidhur me ankesën brenda tridhjetë (30) ditëve ose ta informojë parashtruesin e ankesës lidhur me zgjatjen e afatit brenda të cilit duhet të merret vendimi.
Neni 83. Masat ndëshkuese
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
Për shkeljen e dispozitave të këtij ligji nga ana e punëdhënësit, Inspektorati i Punës do t’i shqiptojë masat ndëshkuese bazuar në Ligjin për Inspektoratin e Punës.
Neni 84. Përgjegjësia e të punësuarit
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. I punësuari është i detyruar që në vendin e punës t’iu përmbahet detyrimeve të parapara me ligj, Kontratën Kolektive dhe Kontratën e Punës; 2. Nëse i punësuari me fajin e tij nuk i përmbush detyrat e punës apo nuk e respekton vendimin të cilin e ka nxjerrë punëdhënësi, mban përgjegjësi për shkeljen e detyrave të punës, në pajtim me lig …
Neni 86. Shqiptimin e masave
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Vendimin për shqiptimin e masave ndëshkuese për shkeljen e detyrave të punës, e nxjerr: 1.1. organi kompetent i punëdhënësit apo punëdhënësi, 1.2. punëdhënësi i cili nuk e ka statusin e personit juridik ose personi të cilin ai e autorizon; 2. Autorizimi nga paragrafi 1. i këtij neni jepet me shkrim; 3. Vendimi i punëdhënësit duhet të b …
Neni 87. Afati i parashkrimit
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
Të gjitha kërkesat nga marrëdhënia e punës në para, parashkruhen brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga dita e paraqitjes së kërkesës. KREU X ORGANIZATAT E TË PUNËSUARVE DHE TË PUNËDHËNËSVE
Neni 88. Liria e organizimit sindikal
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Të punësuarve dhe punëdhënësve u garantohet liria e asocimit dhe veprimit pa ndërhyrje nga asnjë organizatë ose organ publik; 2. Të drejtat dhe liritë e organizimit sindikal në Republikën e Kosovës rregullohen me ligj të veçantë.
Neni 89. E drejta e grevës
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Për mbrojtjen e të drejtave të të punësuarve, organizatat e të punësuarve (sindikatat) kanë të drejtën e organizimit të grevës; 2. Të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë për organizimin dhe pjesëmarrjen në grevë rregullohen me ligj të veçantë. DIALOGU SOCIAL
Neni 93. Mjetet e grumbulluara nga gjobat
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
Të gjitha mjetet e grumbulluara nga gjobat e shqiptuara, barten në Buxhetin e Republikës së Kosovës. KREU XII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDMTARE
Neni 94. Mbikëqyrja
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
Mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të këtij ligji të cilat e rregullojnë marrëdhënien e punës, sigurinë dhe mbrojtjen në punë, e bën Inspektorati i Punës në bazë të Ligjit për Inspektoratin e Punës dhe Ligji Nr. 2003/19 për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të punësuarve dhe mbrojtjen e ambientit të punës.
Neni 95. Harmonizimi i akteve të punëdhënësit
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Punëdhënësit janë të obliguar që aktet e brendshme me të cilat rregullohen marrëdhëniet e punës, t’i harmonizojnë me dispozitat e këtij ligji, jo më vonë se gjashtë (6) muaj pas hyrjes në fuqi të tij; 2. Deri në nxjerrjen e akteve të brendshme nga paragrafi 1. i këtij neni, drejtpërsëdrejti aplikohen dispozitat e këtij ligji.
Neni 96. Realizimi i të drejtave sipas dispozitave në fuqi
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
Deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të punësuarit i realizojnë të drejtat dhe detyrat nga marrëdhënia e punës në bazë të dispozitave që kanë qenë në fuqi.
Neni 97. Shërbimet Publike të Punësimit
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Për zbatimin e politikave aktive dhe pasive të punësimit në Republikën e Kosovës, në kuadër të MPMS-së themelohen Shërbimet Publike të Punësimit. 2. Përveç shërbimeve publike të punësimit, personat fizik dhe juridik për punët e ndërmjetësimit në punësim mund të themelojnë edhe Agjencinë Private të Punësimit. 3. Themelimi, funksionimi, …
Neni 98. Nxjerrja e akteve nënligjore
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
Ministria në koordinim me ministritë e tjera të Qeverisë të Republikës së Kosovës, në afat prej një (1) viti pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, nxjerr aktet nënligjore për zbatimin e drejt dhe efikas të këtij ligji.
Neni 99. Shfuqizimi i akteve ligjore
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Rregullorja e UNMIK-ut, Nr. 2001/27 për Ligjin Themelor të punës në Kosovë, të datës 8 tetor 2001, Ligji për marrëdhënien e punës i KSA të Kosovës i vitit 1989 dhe Ligji i Punës i Jugosllavisë të vitit 1977 me amendamentet përkatëse. 2. Aktet nënligjore të aplikueshme nga fusha e punës dhe p …
Neni 100. Hyrja në fuqi
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-212 1 nëntor 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-077-2010, datë 18.11.2010 nga u.d. Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi.
Neni 69. Ndërprerja e marrëdhënies së punës nga i punësuari
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. I punësuari ka të drejtën e ndërprerjes së Kontratës së Punës në mënyrë të njëanshme; 2. I punësuari me kontratë në kohë të caktuar për ndërprerjen e kontratës së punës, duhet ta informojë punëdhënësin paraprakisht në formë të shkruar në afatin prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, ndërsa i punësuari me kontratë në kohë të pacaktuar në afati …
Neni 28. Pushimi gjatë orarit të punës
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. I punësuari ka të drejtë për pushim gjatë ditës së punës, me orar të plotë të pandërprerë të punës, në kohëzgjatje më së paku prej tridhjetë (30) minutash, i cili nuk mund të caktohet në fillim apo në mbarim të kohës së punës. 2. I punësuari i cili punon më gjatë se katër (4) orë, dhe më pak se gjashtë (6) orë në ditë, ka të drejtë për …