Ligji i punës, 03/L-212
Neni 99. Shfuqizimi i akteve ligjore
1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Rregullorja e UNMIK-ut, Nr. 2001/27 për Ligjin Themelor të punës në Kosovë, të datës 8 tetor 2001, Ligji për marrëdhënien e punës i KSA të Kosovës i vitit 1989 dhe Ligji i Punës i Jugosllavisë të vitit 1977 me amendamentet përkatëse.
2. Aktet nënligjore të aplikueshme nga fusha e punës dhe punësimit, vazhdojnë të zbatohen deri në nxjerrjen e akteve nënligjore të parapara sipas nenit 98 të këtij ligji, deri në masën që nuk janë në kundërshtim me këtë ligj.
Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:
- LIGJI NR. 08/L-283 PËR HARMONIZIMIN E LIGJEVE TË VEÇANTA ME LIGJIN NR. 05/L-087 PËR KUNDËRVAJTJE (26 dhjetor 2024)
- LIGJI NR. 08/L-142 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË PËRCAKTOJNË SHUMËN E BENEFICIONIT NË LARTËSI TË PAGËS MINIMALE, PROCEDURAT E CAKTIMIT TË PAGËS MINIMALE DHE SHKALLËT TATIMORE NË TË ARDHURAT PERSONALE VJETORE (23 gusht 2024)
- Numri
- 03/L-212
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 1 dhjetor 2010, 90/2010
- Hyrja në fuqi
- 16 dhjetor 2010
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.