Dosja
Ligji i punës, 03/L-212

Neni 97. Shërbimet Publike të Punësimit

1. Për zbatimin e politikave aktive dhe pasive të punësimit në Republikën e Kosovës, në kuadër të MPMS-së themelohen Shërbimet Publike të Punësimit.

2. Përveç shërbimeve publike të punësimit, personat fizik dhe juridik për punët e ndërmjetësimit në punësim mund të themelojnë edhe Agjencinë Private të Punësimit.

3. Themelimi, funksionimi, fushëveprimi dhe çështje tjera të rëndësishme të Shërbimeve Publike të Punësimit dhe Agjencive Private të Punësimit rregullohen dhe përcaktohen me ligj të veçantë.

Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:

  • LIGJI NR. 08/L-283 PËR HARMONIZIMIN E LIGJEVE TË VEÇANTA ME LIGJIN NR. 05/L-087 PËR KUNDËRVAJTJE (26 dhjetor 2024)
  • LIGJI NR. 08/L-142 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË PËRCAKTOJNË SHUMËN E BENEFICIONIT NË LARTËSI TË PAGËS MINIMALE, PROCEDURAT E CAKTIMIT TË PAGËS MINIMALE DHE SHKALLËT TATIMORE NË TË ARDHURAT PERSONALE VJETORE (23 gusht 2024)
Numri
03/L-212
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
1 dhjetor 2010, 90/2010
Hyrja në fuqi
16 dhjetor 2010
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.