Dosja
Ligji për qasje në dokumente publike, 06/L-081

Neni 4. Parimet themelore të së drejtës në qasje në dokumente publike

1. E drejta për qasje në dokumente publike e secilit person, si dhe garantimi dhe përmbushja e kësaj të drejte nga ana e institucioneve publike përbën një prej themeleve të institucioneve demokratike dhe transparente.

2. Qasja në dokumente publike bëhet përmes publikimit proaktiv nga ana e institucioneve publike të dokumenteve publike dhe përmes kërkesës së personit për qasje në dokumente publike.

3. Secili person ka të drejtë të ripërdorë dokumentet publike sipas kushteve dhe kufizimeve te përcaktuara me këtë ligj.

4. Hapja e të dhënave dhe transparenca në sektorin publik shërben për llogaridhënie ndaj publikut, për zhvillimin dhe avancimin shoqëror, ekonomik dhe demokratik.

5. E drejta për qasje në dokumente publike i takon secilit person në mënyrë të njëjtë dhe të barabartë. Institucionet publike nuk favorizojnë askënd në ushtrimin e të drejtës për qasje në dokumente në krahasim me të tjerët.

6. Kufizimi i të drejtës për qasje në dokumente publike bëhet vetëm në rastet e kufizuara dhe specifike të përcaktuara me legjislacionin në fuqi. KAPITULLI II PUBLIKIMI I DOKUMENTEVE PUBLIKE

Numri
06/L-081
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
4 korrik 2019, 13/2019
Hyrja në fuqi
19 korrik 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.