Ligji për qasje në dokumente publike, 06/L-081
Neni 21. Institucioni i Avokatit të Popullit
1. Institucioni i Avokatit të Popullit është organ i pavarur, i cili ndihmon qytetarët në realizimin e të drejtës për qasje në dokumentet publike sipas Kushtetutës, këtij ligji, dhe ligjet përkatëse që rregullojnë fushëveprimin dhe përgjegjësitë e Avokatit të Popullit.
2. Secili person ka të drejtë t’i drejtohet Institucionit të Avokatit të Popullit me kërkesë apo ankesë nëse konsideron që ndonjë e drejtë e njohur me këtë Ligj apo akte të tjera për qasje në dokumente publike është cenuar.
- Numri
- 06/L-081
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 4 korrik 2019, 13/2019
- Hyrja në fuqi
- 19 korrik 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.