Neni 18. Testi i dëmit dhe interesit publik
1. Para se të vendosë për refuzimin e kërkesës për qasje në dokumente publik, sipas nenit 17 të këtij ligji, institucionet publike detyrohen të bëjnë testin e dëmit dhe të interesit publik.
2. Institucionet publike përcaktojnë, në bazë të testit të dëmit dhe të interesit publik, në rast se interesat e mbrojtura me paragrafin 2. të nenit 17 mbisundojnë interesin publik për publikimin e dokumenteve publike.
3. Agjencia, jo më larg se gjashtë (6) muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji, miraton udhëzime të qarta për institucionet publike për përmbajtjen dhe mënyrën e bërjes së testit të dëmit dhe të interesit publik në procedurën e marrjes së vendimit dhe arsyetimit të vendimeve për refuzimin e qasjes në dokumente publike në bazë të nenit 17 të këtij ligji.
4. Nëse kërkesa ka të bëjë me cilëndo nga çështjet e cekura në nenin 17 paragrafin 3. të këtij Ligji, dokumentet publike duhet të bëhen të qasshme pa bërë ndonjë lloj testi, përveç nëse janë të kufizuara me ndonjë ligj tjetër në fuqi.
- Numri
- 06/L-081
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 4 korrik 2019, 13/2019
- Hyrja në fuqi
- 19 korrik 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.