Dosja
Ligji për qasje në dokumente publike, 06/L-081

Neni 15. Shpenzimet për qasje në dokumente publike

1. Shikimi i dokumenteve publike në objektet e institucionit publik është pa pagesë, duke mos ndaluar caktimin e tarifave për shërbimet e ndërlidhura të ofruara nga bibliotekat, arkivat dhe muzetë.

2. Një tarifë mund t’i ngarkohet kërkuesit për kopje të dokumentit publik, e cila është e arsyeshme dhe nuk mund të tejkalojë shpenzimet e vërteta të riprodhimit dhe furnizimit të dokumentit.

3. Kur bibliotekat, arkivat dhe muzetë kërkojnë tarifa, të ardhurat e përgjithshme nga dhënia dhe lejimi i ripërdorimit të dokumenteve publike përgjatë periudhës së duhur të kontabilitetit nuk e tejkalon koston e grumbullimit, prodhimit, riprodhimit, shpërndarjes, ruajtjes dhe verifikim të të drejtave, së bashku me një kthim të arsyeshëm nga investimi.

4. Tarifa nuk mund të ngarkohet në lidhje me kërkesat për të dhëna personale.

5. Tarifat për shpenzimet e prodhimit dhe dërgimit të dokumenteve apo kopjes së dokumenteve rregullohen me akt nënligjor të nxjerrë nga ministria përkatëse për financa dhe janë unike për të gjitha institucionet publike.

6. Për tarifat standarde për ripërdorimin e dokumenteve publike, çdo kusht i vlefshëm dhe shuma e atyre tarifave, si dhe baza e llogaritjes së atyre tarifave, caktohet paraprakisht dhe publikohet, përmes mjeteve elektronike, aty ku është e mundur dhe e nevojshme.

7. Nëse dokumentet ripërdoren nga ndonjë institucion publik si kontribut për aktivitetet e tij komerciale që janë jashtë fushëveprimit të detyrave të tij publike, tarifat e njëjta dhe kushtet e tjera që vlejnë edhe për përdoruesit e tjerë vlejnë edhe për dhënien e dokumenteve publike për ato aktivitete.

Numri
06/L-081
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
4 korrik 2019, 13/2019
Hyrja në fuqi
19 korrik 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.