Ligji për avokatinë, 04/L-193
Neni 14. Liria dhe detyrimi i dhënies së ndihmës juridike
1. Avokati vendos në mënyrë të lirshme se a e pranon dhënien e ndihmës juridike, përveç rasteve të përcaktuara me këtë ligj.
2. Avokati nuk mund ta refuzojë ndihmën juridike, nëse gjykata, ndonjë organ tjetër shtetëror ose Oda e caktojnë si përfaqësues apo mbrojtës, në pajtim me ligjin, përveç nëse ekzistojnë arsyet e parapara me ligj, për shkak të të cilave avokati është i detyruara ta refuzojë ndihmën juridike.
- Numri
- 04/L-193
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 31 maj 2013, 20/2013
- Hyrja në fuqi
- 15 qershor 2013
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.