Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 13. Arsimi i vazhdueshëm ligjor

1. Avokati është i detyruar të arsimohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të pasurojë njohuritë për ushtrimin e avokatisë në pajtim me aktet e përgjithshme të Odës.

2. Avokati është i detyruar që, praktikantit që kryen stazhin në zyrën e tij, t’i sigurojë kushte të përshtatshme për punë dhe trajnim në pajtim me programin e trajnimit të përcaktuar nga Oda si dhe të mbikëqyr punën e tij dhe ngritjen profesionale.

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.