Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 11. Betimi

1. Avokati, për të cilin është marrë vendimi për regjistrim në regjistrin e avokatëve, është i detyruar që brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh, prej ditës kur i dorëzohet njoftimi për lejimin e regjistrimit, të jep betimin solemn para organit kompetent të Odës. Në të kundërtën, konsiderohet se ka hequr dorë nga regjistrimi.

2. Teksti i betimit solemn është si vijon: „Betohem, se avokatinë do ta ushtroj me dinjitet, ndërgjegje, i pavarur dhe me nder, duke respektuar rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës” KREU III TË DREJTAT DHE DETYRIMET E AVOKATIT

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.