Dosja
Ligji i punës, 03/L-212

Neni 46. Mbrojtja e femrave të punësuara

1. Femrës shtatzënë dhe gjidhënëse i ndalohet të bëjë punë e cila është e përcaktuar si e dëmshme për shëndetin e nënës apo të fëmijës.

2. Femrës shtatzënë dhe gjidhënëse i ndalohet të punojë në vendet e punës ku paraqiten punë veçanërisht të rënda fizike, punë që i ekspozohen faktorëve biologjikë, kimikë apo fizikë të cilët paraqesin rrezik për shëndetin riprodhues dhe rastet e tjera specifike.

3. Për sistemimin e punëve të rënda dhe të rrezikshme të cilat mund të dëmtojnë shëndetin e femrave shtatzëna dhe gjidhënëse, Ministria nxjerr akt nënligjor;

4. Dallimi i punëve në nëntokë, nuk vlen për femra të cilat nuk janë shtatzëna e që kryejnë punë udhëheqëse, për personel shëndetësor dhe studente gjatë punës praktike.

Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:

  • LIGJI NR. 08/L-283 PËR HARMONIZIMIN E LIGJEVE TË VEÇANTA ME LIGJIN NR. 05/L-087 PËR KUNDËRVAJTJE (26 dhjetor 2024)
  • LIGJI NR. 08/L-142 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË PËRCAKTOJNË SHUMËN E BENEFICIONIT NË LARTËSI TË PAGËS MINIMALE, PROCEDURAT E CAKTIMIT TË PAGËS MINIMALE DHE SHKALLËT TATIMORE NË TË ARDHURAT PERSONALE VJETORE (23 gusht 2024)
Numri
03/L-212
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
1 dhjetor 2010, 90/2010
Hyrja në fuqi
16 dhjetor 2010
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.