Dosja
Ligji i punës, 03/L-212

Neni 45. Mbrojtja e të rinjve

1. I punësuari nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç nuk mund të punojë në punët të cilat për nga natyra apo rrethanat nën të cilat kryhen, mund të dëmtojnë shëndetin, sigurinë apo moralin e tij.

2. Punëdhënësi është i obliguar që të adoptojë masat e nevojshme për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të të rinjve, duke specifikuar rreziqet në procesin e punës.

3. Punëdhënësi duhet t’i zbatojnë masat e përcaktuara në paragrafin 2. të këtij neni, në bazë të vlerësimit të rrezikshmërisë për vendet e punës së të rinjve.

4. Për mbrojtjen e plotë të të rinjve në punë, punëdhënësi duhet ta bëjë vlerësimin paraprak të rrezikshmërisë për vende të punës, para se i riu t’ia fillojë punës.

5. I punësuari nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç nuk mund të punojë në punët e rrezikshme, si në vijim:

5.1. në nëntokë, nën ujë, në lartësi të rrezikshme apo në vende të mbyllura,

5.2. me makineri të rrezikshme, në pajisjet dhe veglat, të cilat duhen shfrytëzuar, dhe në transportimin e ngarkesave të rënda;

5.3. në mjedis jo të shëndoshë, i cili për shembull i ekspozon të rinjtë në substancat e rrezikshme, faktorëve ose proceseve, temperaturave, zhurmave dhe dridhjeve që dëmtojnë shëndetin e tyre;

5.4. nën kushte posaçërisht të vështira siç është puna me orar të gjatë, apo në rrethana të caktuara gjatë natës, puna në mjedis të mbyllur.

6. Dispozitat që zbatohen për listën e llojeve të punëve të rrezikshme, duhet të shqyrtohen çdo vit, nga organi përkatëse i përfaqësuesit e tyre të cilët janë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ministritë e tjera përkatëse të Qeverisë, organizatat e punëdhënësve dhe organizatat të të punësuarve (sindikatat).

7. Për zbatimin e drejtë dhe të plotë të këtij neni, MPMS-ja do të nxjerrë akte nënligjore në afatin e përcaktuar me ligj.

Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:

  • LIGJI NR. 08/L-283 PËR HARMONIZIMIN E LIGJEVE TË VEÇANTA ME LIGJIN NR. 05/L-087 PËR KUNDËRVAJTJE (26 dhjetor 2024)
  • LIGJI NR. 08/L-142 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË PËRCAKTOJNË SHUMËN E BENEFICIONIT NË LARTËSI TË PAGËS MINIMALE, PROCEDURAT E CAKTIMIT TË PAGËS MINIMALE DHE SHKALLËT TATIMORE NË TË ARDHURAT PERSONALE VJETORE (23 gusht 2024)
Numri
03/L-212
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
1 dhjetor 2010, 90/2010
Hyrja në fuqi
16 dhjetor 2010
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.