Dosja
Ligji për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, 03/L-121

Neni 18. Përjashtimi i gjyqtarit

1. Gjyqtari përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurë sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të palës kur gjyqtari,

1.1. është i përfshirë në çështjen e cila është objekt i shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese;

1.2. është në lidhje martesore ose jashtëmartesorë ose në lidhje familjare më një palë në procedurë, në pajtim me ligjin në fuqi; ose

1.3. sipas detyrës zyrtare është marrë më herët me çështjen para se ajo t’i jetë referuar Gjykatës Kushtetuese.

2. Gjykatësi nuk është i përfshirë në çështje në kuptimin e paragrafit 1, pika 1.1. vetëm pse i takon një grupi shoqëror ose gjinor, një profesioni ose një partie politike interesat e së cilës mund të preken nga rezultati i procesit para Gjykatës Kushtetuese.

3. Paragrafi 1, pika 1.3. nuk përfshin pjesëmarrjen në procedurë legjislative si dhe shprehjen e mendimit profesional ose akademik për një çështje juridike, e cila mund të jetë me rëndësi për procesin para Gjykatës Kushtetuese.

4. Vendimi për përjashtimin e gjyqtarit duhet të jetë i arsyetuar.

5. Gjyqtari i cili ka njohuri se plotëson të paktën njërin prej kushteve për përjashtim nga procedura, ka për detyrë ta njoftojë me shkrim Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese dhe të kërkojë përjashtimin e tij/saj nga procedura. Në këtë rast, paragrafët 3 dhe 4 zbatohen përshtatshmërish.

Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:

  • LIGJI NR. 08/L-196 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK (5 janar 2023)
  • LIGJI NR. 04/L-115 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË KANË TË BËJNË ME PËRFUNDIMIN E MBIKËQYRJES NDËRKOMBËTARE TË PAVARËSISË SË KOSOVËS (7 shtator 2012)
Numri
03/L-121
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
15 janar 2009, 46/2009
Hyrja në fuqi
pa u verifikuar
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.