Ligji për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, 03/L-121
Neni 17. Parimi i Publicitetit
1. Seancat, përfshirë edhe shpallja e aktgjykimeve janë të hapura për publikun.
2. Gjykata Kushtetuese mund të vendosë të përjashtojë publikun kur vlerëson që është e nevojshme për ruajtjen e:
2.1. sekretit shtetëror, rendit ose moralit publik;
2.2. informacionit të fshehtë i cili do të rrezikohej nga shqyrtimi publik;
2.3. jetës private ose sekretit afarist të palës në procedurë.
3. Procedura për përjashtimi e publikut nga paragrafi 2 mund të iniciohet me kërkesën e palës.
4. Gjatë procesit të këshillimit dhe votimit në kuadër të marrjes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese, marrin pjesë vetëm gjyqtarët.
Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:
- LIGJI NR. 08/L-196 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK (5 janar 2023)
- LIGJI NR. 04/L-115 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË KANË TË BËJNË ME PËRFUNDIMIN E MBIKËQYRJES NDËRKOMBËTARE TË PAVARËSISË SË KOSOVËS (7 shtator 2012)
- Numri
- 03/L-121
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 15 janar 2009, 46/2009
- Hyrja në fuqi
- pa u verifikuar
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.