Neni 12. Sekretaria
1. Gjykata Kushtetuese ka Sekretarinë e vet e cila kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese.
2. Sekretaria kryen punët administrative dhe ka për detyrë të mbështesë punën e Gjykatës Kushtetuese. Sekretaria:
2.1. pranon dhe dërgon të gjitha shkresat dhe komunikimet tjera zyrtare;
2.2. mban regjistrin e Gjykatës;
2.3. siguron incizimet e përcaktuara me ligj;
2.4. përgatitë transkriptet dhe procesverbalet;
2.5. kryen punët e informimit publik dhe përgjigjet në kërkesa për informata lidhur me punën e Gjykatës Kushtetuese;
2.6. mban vulën e Gjykatës Kushtetuese; dhe
2.7. kryen punët tjera të përcaktuara me ligj dhe me rregulloren e punës së Gjykatës Kushtetuese.
3. Organizimi dhe mënyra e punës së Sekretarisë rregullohen me rregulloren e punës së Gjykatës Kushtetuese.
4. Sekretari i Përgjithshëm është përgjegjës për organizimin dhe drejtimin e Sekretarisë. Sekretari përzgjidhet dhe emërohet nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese me shumicë të votave. Hollësitë lidhur me përzgjedhjen, emërimin, kushtet e punës dhe pagën e Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen në rregulloren e punës së Gjykatës Kushtetuese. Sekretari i Përgjithshëm i raporton Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe për punën e tij i’u përgjigjet të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
5. Sekretari i Përgjithshëm emëron dhe shkarkon të punësuarit e Sekretarisë në pajtim me ligjin në fuqi për shërbimin civil. Ndaj të punësuarve të Sekretarisë zbatohen dispozitat ligjore për shërbyesit civil.
Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:
- LIGJI NR. 08/L-196 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK (5 janar 2023)
- LIGJI NR. 04/L-115 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË KANË TË BËJNË ME PËRFUNDIMIN E MBIKËQYRJES NDËRKOMBËTARE TË PAVARËSISË SË KOSOVËS (7 shtator 2012)
- Numri
- 03/L-121
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 15 janar 2009, 46/2009
- Hyrja në fuqi
- pa u verifikuar
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.