Neni 11. Kryetari dhe Zëvendës Kryetari
1. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese:
1.1. koordinon aktivitetet e Gjykatës Kushtetuese dhe punën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese;
1.2. thërret dhe drejton seancat verbale të Gjykatës Kushtetuese;
1.3. përfaqëson Gjykatën Kushtetuese;
1.4. nënshkruan aktet e Gjykatës Kushtetuese;
1.5. kryen detyra të tjera të përcaktuara me këtë ligj ose me rregulloren e punës së Gjykatës Kushtetuese.
2. Zëvendëskryetari i Gjykatës Kushtetuese ushtron detyrat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese kur ky i fundit mungon ose për çfarëdo arsye tjetër nuk është në gjendje të ushtrojë detyrat e tij. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese mund t’ia delegojë Zëvendëskryetarit disa detyra të caktuara për të mbështetur Kryetarin në ushtrimin e detyrave të tij.
3. Administrimi i Gjykatës Kushtetuese
Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:
- LIGJI NR. 08/L-196 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK (5 janar 2023)
- LIGJI NR. 04/L-115 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË KANË TË BËJNË ME PËRFUNDIMIN E MBIKËQYRJES NDËRKOMBËTARE TË PAVARËSISË SË KOSOVËS (7 shtator 2012)
- Numri
- 03/L-121
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 15 janar 2009, 46/2009
- Hyrja në fuqi
- pa u verifikuar
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.