Kërko në ligje
Neni 39. Mungesa nga puna me pagesë
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. I punësuari ka të drejtë të mungojë nga puna me kompensim të pagës: 1.1. pesë (5) ditë në rast të martesës së tij; 1.2. pesë (5) ditë në rast të vdekjes së anëtarit të ngushtë të familjes; 1.3. tri (3) ditë për lindje të fëmiut; 1.4. në rastet e tjera të përcaktuara me Kontratën Kolektive, Aktin e Brendshëm dhe Kontratën e Punës; 1.5. …
Neni 40. Mungesa nga puna pa pagesë
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Në bazë të kërkesës së të punësuarit, punëdhënësi mund të lejojë që i punësuari të mungojë nga puna pa kompensim të pagës. 2. Për kohën e mungesës në punë pa kompensim të pagës nga paragrafi 1. i këtij neni, të punësuarit i pushojnë të drejtat dhe detyrat nga marrëdhënia e punës, përveç të drejtave të cilat burojnë nga pagesa e detyrue …
Neni 43. Caktimi i të punësuarit në punët që janë me rrezik të shtuar
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. I punësuari nuk mund të caktohet që të punojë më gjatë se orari i plotë i punës apo në punë nate, nëse në bazë të konstatimit të organit kompetent për vlerësimin e gjendjes shëndetësore, një punë e tillë mund ta përkeqësojë gjendjen e tij shëndetësore. 2. Në punët dhe detyrat e punës në të cilat ekziston rreziku i shtuar i lëndimit, së …
Neni 44. Mbrojtja e të rinjve, femrave dhe e personave me aftësi të kufizuara
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
Femra e punësuar, i punësuari nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç dhe personi me aftësi të kufizuara, gëzojnë mbrojtje të veçantë në përputhje me këtë ligj.
Neni 48. Mbrojtja e amësisë
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Femra e punësuar gjatë kohës së shtatzënisë, nëna me fëmijë nën moshën tri (3) vjeç, nuk mund të obligohet të punojë më gjatë se orari i rregullt i punës, dhe punë gjatë natës. 2. Prindi vetushqyes, me fëmijë të moshës deri tri (3) vjeç dhe me fëmijë me invaliditet të rëndë, nuk mund të detyrohet të punojë më gjatë se orari i rregullt …
Neni 53. Ndalimi i shkëputjes së kontratës
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
Gjatë kohës së shtatzënisë, pushimit të lehonisë dhe mungesës në punë për shkak të përkujdesjes së veçantë ndaj fëmijës, punëdhënësi nuk mund t’ia shkëpusë kontratën të punësuarit dhe t’ia ndërrojë vendin e punës, përveç në rastet e shkëputjes së kontratës sipas nenit 76 të këtij ligji.
Neni 58. Kompensimi i pagës
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. I punësuari ka të drejtë për kompensim në pagë, në rastet si në vijim: 1.1. gjatë ditëve të festave në të cilat nuk punohet; 1.2. gjatë kohës së shfrytëzimit të pushimit vjetor; 1.3. gjatë aftësimit dhe përsosjes profesionale për të cilën është dërguar, dhe 1.4. gjatë ushtrimit të funksioneve publike për të cilat nuk paguhet.
Neni 60. Kompensimi i lëndimit në punë
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Punëdhënësi është i obliguar që në rast të lëndimeve dhe sëmundjeve profesionale të të punësuarit, të marra gjatë kryerjes së punës, t’ju ofrojë sigurimin për kompensimin e shpenzimeve sipas këtij ligji dhe ligjeve tjera të aplikueshme. 2. Ministria nxjerrë akt nënligjor për të përcaktuar shtrirjen e sigurimit dhe për të klasifikuar lë …
Neni 61. Mungesa në punë për shkak të pasigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Me vendim të organit të autorizuar shtetëror ose organit të autorizuar të punëdhënësit, për shkak të pasigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit në punë, i punësuari ka të drejtën e mungesës me arsye nga puna. 2. Gjatë mungesës së përkohshme në punë për shkak të pasigurisë në vendin e punës, të punësuarit i takon e drejta e kompensimit të pa …
Neni 62. Kompensimi i shpenzimeve për udhëtim zyrtar
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
I punësuari gjatë kohës së kaluar në udhëtim zyrtar jashtë vendit, ka të drejtë në kompensimin e shpenzimeve sipas kushteve, mënyrës dhe lartësisë së përcaktuar me Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit.
Neni 63. Kompensimi i dëmit nga i punësuari
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Nëse i punësuari në punë ose lidhur me punën, me qëllim ose me pakujdesi të plotë i ka shkaktuar dëm punëdhënësit, ai është i obliguar ta kompensojë dëmin. 2. Nëse dëmi është shkaktuar nga ana e më shumë të punësuarve, secili i punësuar është përgjegjës për pjesën e dëmit të cilin e ka shkaktuar. 3. Në qoftë se për secilin të punësuar …
Neni 64. Kompensimi proporcional i dëmit
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Nëse disa të punësuar, me dashje ose me paramendim i kanë shkaktuar dëme punëdhënësit, për dëmin e shkaktuar do të përgjigjen në mënyrë të barabartë; 2. Ekzistimi i dëmit, lartësia e tij, rrethanat në të cilat është shkaktuar, kush e ka shkaktuar dhe si bëhet kompensimi i dëmit, përcaktohet në pajtim me këtë ligj, Kontratën Kolektive d …
Neni 65. Kompensimi i dëmit për punëdhënësin
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. I punësuari i cili në punë ose lidhur me punën, me qëllim ose nga pakujdesia e plotë i ka shkaktuar dëm personit të tretë, të cilin e ka kompensuar punëdhënësi, është i obliguar që punëdhënësit t’i kompensojë shumën e dëmit të paguar; 2. Me Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit, mund të përcaktohen kushtet dhe mënyrat e zvogëlimit ose të l …
Neni 66. Kompensimi sipas dispozitave tjera te aplikueshme
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
Për realizimin e të drejtave kur është në pyetje kompensimi i dëmit sipas dispozitave të neneve 63, 64 dhe 65 të këtij ligji do të zbatohen përshtatshmërisht dispozitat e Ligjit për Detyrimet. KREU VIII NDËRPRERJA E MARRËDHËNIES SË PUNËS
Neni 68. Ndërprerja e Kontratës së Punës me marrëveshje
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Kontrata e Punës mund të ndërpritet me marrëveshje ndërmjet punëdhënësit dhe të punësuarit. 2. Marrëveshja nga paragrafi 1. i këtij neni bëhet në formë të shkruar. 3. Në rast të ndërprerjes së Kontratës së Punës me marrëveshje, punëdhënësi është i obliguar t’i paguajë të punësuarit pagën, për ditët e punës deri në ndërprerje.
Neni 72. Procedura para ndërprerjes së Kontratës
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Vendimi për të ndërprerë kontratën e punës duhet të bëhet me shkrim dhe duhet të përfshijë arsyetimin për ndërprerje. 2. Vendimi nga paragrafi 1. i këtij neni është përfundimtar ditën kur i dorëzohet të punësuarit. 3. Punëdhënësi është i obliguar të bëjë pagesën e pagës dhe të ardhurave të tjera, deri në ditën e ndërprerjes së marrëdhë …
Neni 73. Largimi i përkohshëm nga puna
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. I punësuari mund të largohet përkohësisht nga puna, kur: 1.1. ndaj tij kanë filluar procedurat penale për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale; 1.2. i punësuari është në vuajtje të paraburgimit; 1.3. kryen shkelje të obligimit të punës të përcaktuara me këtë ligj.
Neni 74. Kompensimi i pagës gjatë largimit të përkohshëm
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
Gjatë kohës së largimit të përkohshëm nga puna, sipas nenit 73 të këtij ligji, të punësuarit i takon e drejta e kompensimit në pagë në lartësi prej 50%.
Neni 75. Kohëzgjatja e largimit të përkohshëm
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
Largimi i përkohshëm nga puna sipas nenit 73 të këtij ligji, mund të zgjasë më së shumti gjashtë (6) muaj, periudhë në të cilën punëdhënësi është i obliguar që të punësuarin ta kthejë në punë ose t’ia shkëpusë Kontratën e Punës.
Neni 77. Pensionimi
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
Pensioni i vjetërsisë dhe i parakohshëm rregullohen me ligj të veçantë. KREU IX PROCEDUARAT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE NGA MARRËDHËNIA E PUNËS