Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 35. Sigurimi i detyrueshëm ndaj përgjegjësisë profesionale

1. Avokati është i detyruar të sigurohet ndaj përgjegjësisë profesionale në institucionin që është i regjistruar për këtë lloj të sigurimit.

2. Oda e përcakton shumën minimale të sigurimit për dëmin nga përgjegjësia profesionale.

3. Oda do t’ia refuzojë dhënien e kartelës avokatit, i cili nuk e ka lidhur kontratën e sigurimit ndaj përgjegjësisë profesionale.

4. Procedura për sigurimin e përgjegjësisë profesionale rregullohet me aktet e Odës.

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.