Neni 33. Heqja e lirisë e avokatit dhe bastisja e zyrës së tij
1. Avokati nuk mund të privohet nga liria për vepra penale lidhur me ushtrimin e shërbimet e tij në cilësinë e avokatit pa vendimin e gjykatës kompetente.
2. Për privimin e avokatit nga liria njoftohet Oda.
3. Zyra e avokatit mund të bastiset vetëm në bazë të vendimit të gjykatës kompetente edhe atë, lidhur me shkresa, dokumente apo lëndë të përcaktuara shprehimisht.
4. Zyra e avokatit mund të bastiset vetëm në prezencën e avokatit dhe të përfaqësuesit të autorizuar të Odës të caktuar nga Kryetari i Odës.
5. Sendet, shkresat ose dokumentet, përveç atyre nga paragrafi 3. i këtij neni, si dhe informatat që mund të mblidhen me rastin e bastisjes së zyrës së avokatit, nuk mund të shfrytëzohen për zhvillim të asnjë procedure kundër palëve të avokatit nga zyra e tij.
6. Gjykatat ose organet tjera shtetërore duhet menjëherë ta informojnë Odën për fillimin e procedurës kundër avokatit apo për vendimin e mbajtjes apo paraburgimit të tij.
- Numri
- 04/L-193
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 31 maj 2013, 20/2013
- Hyrja në fuqi
- 15 qershor 2013
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.