Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 26

1. Avokati individual, zyrat e përbashkëta të avokatëve dhe shoqëritë e avokatëve mund të kenë vetëm një zyrë, e cila duhet të jetë në vendin, për të cilin ekziston vendimi i Odës.

2. Vendi, pajisja dhe rregullimi i zyrës duhet të jenë në harmoni me rëndësinë dhe prestigjin e avokatisë në kushtet e nevojshme për ruajtjen e sekretit profesional, në pajtim me kriteret e përcaktuara me aktet nënligjore të Odës.

3. Avokati mund të jep ndihmën juridike vetëm në zyrë, përveç rasteve kur përfaqëson në seanca, shqyrtime, shikime në vendin e ngjarjes, rekonstruktime, negociata ose në lidhjen e punëve juridike.

4. Përjashtimisht, për arsye të rrethanave të rastit dhe natyrës së ndihmës juridike, avokati mund të ofrojë ndihmë juridike edhe në banesë/shtëpi apo në selinë së palës.

5. Avokati është i detyruar që në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh ta informojë me shkrim Odën për çdo ndërrim të selisë së zyrës së tij.

6. Themelimi, organizimi dhe funksionimi i zyrës së avokatit rregullohet me aktet e përgjithshme të Odës. KREU VI FORMAT E USHTRIMIT TË AVOKATISË

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.