Neni 92. Gjobat
1. Personi fizik ose personi juridik që nuk i përfill dispozitat e këtij ligji , në procedurë ligjore , do të dënohej me të holla pre njëqind (100) deri në dhjetëmijë (10.000) Euro.
2. Kur shkelja është bërë kundër të punësuarit nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, punëdhënësi apo personit tjetër përgjegjës, do të gjobitet me gjobë në lartësinë e dyfishit të përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni .
3. Cilido person që bën diskriminim, kundër personit i cili kërkon punë apo kundër të punësuarit, sipas nenit 5 të këtij ligji, do të gjobitet në lartësinë e trefishit të përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni.
4. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, nxjerr akt nënligjor për përcaktimin e gjobave dhe shumave konkrete në rastet e shkeljes së dispozitave të këtij ligji.
Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:
- LIGJI NR. 08/L-283 PËR HARMONIZIMIN E LIGJEVE TË VEÇANTA ME LIGJIN NR. 05/L-087 PËR KUNDËRVAJTJE (26 dhjetor 2024)
- LIGJI NR. 08/L-142 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË PËRCAKTOJNË SHUMËN E BENEFICIONIT NË LARTËSI TË PAGËS MINIMALE, PROCEDURAT E CAKTIMIT TË PAGËS MINIMALE DHE SHKALLËT TATIMORE NË TË ARDHURAT PERSONALE VJETORE (23 gusht 2024)
- Numri
- 03/L-212
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 1 dhjetor 2010, 90/2010
- Hyrja në fuqi
- 16 dhjetor 2010
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.