Neni 90. Marrëveshja Kolektive
1. Marrëveshja Kolektive mund të lidhet ndërmjet:
1.1. organizatës së punëdhënësve ose përfaqësuesit të tij, dhe
1.2. organizatës së të punësuarve ose kur nuk ekzistojnë organizata, marrëveshjen mund ta lidhin edhe përfaqësuesit e të punësuarve;
2. Marrëveshja Kolektive mund të lidhet në:
2.1. nivel të vendit,
2.2. nivel të degës,
2.3. nivel të ndërmarrjes.
3. Marrëveshja Kolektive duhet të jetë në formë të shkruar, në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.
4. Marrëveshja Kolektive mund të lidhet për një periudhë të caktuar me kohëzgjatje jo më shumë se tri (3) vjet.
5. Marrëveshja Kolektive vlen për ata punëdhënës dhe punëmarrës të cilët marrin përsipër detyrimet e përcaktuara me Marrëveshjen e tillë Kolektive.
6. Marrëveshja Kolektive nuk mund të përfshijë dispozita të tilla që kufizojnë të drejtat e të punësuarve që kanë si pasojë kushte më pak të favorshme të punës sesa ato të përcaktuar në këtë ligj.
7. Punëdhënësi u’a vë në dispozicion të punësuarve një kopje të Marrëveshjes Kolektive.
8. Marrëveshja Kolektive regjistrohet në Ministri, në pajtim me kushtet dhe kriteret e paracaktuar me aktin nënligjor.
9. Për zgjidhjen e kontesteve të ndryshme në mënyrë paqësore dhe zhvillimin e konsultave nga fusha e punësimit, mirëqenies sociale dhe politikave ekonomike të punës nga përfaqësuesit punëdhënësve, punëmarrësve dhe Qeverisë në cilësi të partnerëve social me akt te veçantë ligjor-nënligjor themelohet Këshilli Ekonomiko Social.
10. Çështjet e tjera të dialogut social rregullohen me akt ligjor ose nënligjor, varësisht nga marrëveshja e arritur nga partnerët social.
Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:
- LIGJI NR. 08/L-283 PËR HARMONIZIMIN E LIGJEVE TË VEÇANTA ME LIGJIN NR. 05/L-087 PËR KUNDËRVAJTJE (26 dhjetor 2024)
- LIGJI NR. 08/L-142 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË PËRCAKTOJNË SHUMËN E BENEFICIONIT NË LARTËSI TË PAGËS MINIMALE, PROCEDURAT E CAKTIMIT TË PAGËS MINIMALE DHE SHKALLËT TATIMORE NË TË ARDHURAT PERSONALE VJETORE (23 gusht 2024)
- Numri
- 03/L-212
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 1 dhjetor 2010, 90/2010
- Hyrja në fuqi
- 16 dhjetor 2010
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.